Punimet e dorës pasion dhe profesion, artizanja Afërdita Memollari rrëfen si nisi gjithçka
Punimet me dorë ose siç njihen ndryshe handmade u pasqyruan sot si punë dhe pasion në emisionin “Jeto me Orën”.
Të ftuar në studio Kristina Stefani piktore, Olgert Uka artizan, Afërdita Memollari artizane si dhe Emirjana Braho menaxhere. Ata u ndalën konkretisht tek arti që ata sjellin dhe tek veçantia e tij.
Afërdita Memollari tha se gjithçka kishte nisur në 2019 në kohë pandemie kur e kishin hequr nga puna. Pasioni për punimet me fije spango bënë që ajo ta shihte këtë edhe si punë fitimprurëse.
“Fillova të ricikloj çdo gjë, kuti kartoni, letra e madje edhe ti vishja me fije spango, pashë që pëlqeheshin e nisa ti shes “ u shpreh ajo.
Kristina Stefani piktore në profesion u ndale tek puna me dorë, çentrot, qëndisjet si dhe kombinimi i tyre me guacka.
Ajo u shpreh se e bënte këtë punë pasi i jepte kënaqësi.
” Edhe për pushime mblidhja guacka dhe mendoja si ti kombinoja ti sillja jo vetëm si varëse por edhe pjesë e materiale të punuara me grep ose shtizë “ u shpreh ajo.
Artizani Uka u ndal tek punimet e drurit ai tha se gjithçka nisi pas përfundimit të gjimnazit, ai filloi të punonte në një qendër ku prodhoheshin mobilje aty mësoi si të punonte me drurin. Ndërsa menaxheria e një linje kozmetike bimore u ndal tek tregu dhe se si këto produkte mund të marketoheshin sa më mirë.

