Magjistari lë gojëhapur moderatorët e "Ditë e Re" / Shikoni performancat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2021, 10:52
Erfan Qose është një magjistar i ri, i cili me truket dhe numrat e shpejtësisë bëri lëmsh moderatorët e emisionit "Ditë e Re" në Rtv Ora.
Përmes "lojës" me letra, unazës dhe monedhat ai dha një shfaqje impresionuese në studion e "Ditë e Re".
Përveç numrave të shpejtësisë, iluzionisti foli për fillimet e tij me truket magjike.
"Kam qenë 15 vjeç kur fillova të merresha me magjinë. E shikoja magjinë në televizor dhe doja të gjeja një mënyrë ku ta mësoja. Kam mësuar nga videot në youtube. Kështu shkova ditën e nesërme në shkollë dhe e improvizova para shokëve të mi. Por truku magjik ka një sekret. Nuk duhet përsëritur kurrë një truk dy herë", u shpreh Erfan Qose në studion e Ditë e Re.
