Nacionalistët turq sulmojnë ushtarin amerikan në Stamboll: Jeni vrasës të miliona myslimanëve

Nacionalistët turq neutralizuan një ushtar amerikan dhe i vunë një thes në kokë, duke bërtitur  me thënie kundër SHBA - së.

Incidenti ndodhi kur një luftanije amerikane e flotës së 6-të u ankorua në portin e Saraiburnu në Stamboll. Ushtari amerikan u sulmua  nga një grup i nacionalistëve të rinj turq  (TGB) , kur po zbriste nga anija.

Sipas gazetës  "Cumhuriyet", pasi e ndaluan dhe i morën celularin, i vendosën  një thes mbi kokë, duke thirrur: "Yankee, shko në shtëpi. Ju jeni vrasës të miliona myslimanëve. Po jepni tonelata armë për terroristët PKK-YPG. Ju jeni armiqtë tanë dhe nuk jeni të mirëpritur këtu. Ne nuk i lejojmë ushtarët amerikanë të bredhin lirshëm në tokën tonë ."

 

Nacionalistët turq sulmojnë ushtarin amerikan në Stamboll: Jeni

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, anëtarët e grupit nacionalist "TGB" shpjeguan se e kishin ndërmarrë këtë veprim "aktivist" në përgjigje të një deklarate të fundit të dhjetë ambasadorëve të huaj në Ankara për lirimin e Osman Kavalës, që shkaktoi një krizë diplomatike.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar për incidentin nga qeveria turke dhe ambasada amerikane në Ankara./Ora News/