Deputetët amerikanë: Mos i shisni avionë F-16 Erdoganit

Deputetët  amerikanë janë mbledhur dhe i kanë bërë thirrje ministrit të Jashtëm të pezullojë shitjet e armëve në Turqi, pas takimit të fundit Biden-Erdogan në Romë.

Në një letër drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken, 41 anëtarët e Kongresit theksuan në mënyrë specifike mosmarrëveshjen e tyre me shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi dhe dhjetëra komplete modernizimi për avionët luftarakë ekzistues.

Letra është shkruar me iniciativën e Chris Pappas, Gus Bilirakis dhe Carolyn Maloney.

Letra vjen pas raporteve të fundit se Turqia mund të blejë 40 F-16 të rinj nga Lockheed Martin dhe 80 komplete modernizimi F-16.