Merr fund makthi, 4 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë pas 3 javësh e zhdukur - Video prekëse nga ribashkimi me prindërit
Një vajzë 4-vjeçare në Australi, e cila u zhduk më 16 tetor nga çadra e kampingut ku ndodhej me prindërit e saj, u gjet sot shëndoshë e mirë në një shtëpi, njoftoi policia.
Clio Smith ishte zhdukur nga një kamping ku po qëndronte me familjen e saj në Australinë Perëndimore.
Kërkimet e rëndësishme tokësore, detare dhe ajrore, duke përfshirë më shumë se 100 oficerë policie, filluan menjëherë pas zhdukjes së saj.
Vajza e vogël u gjet nga policia në një shtëpi të kyçur në Carnarvon, afër vendit ku ishte parë për herë të fundit 18 ditë më parë, sqaron policia.
These are the moments immediately after 4-year-old Cleo Smith was found by police in Australia.
— BBC Breakfast (@BBCBreakfast) November 3, 2021
She'd been missing for nearly 3 weeks after disappearing from her family's tent at a campsite.https://t.co/PEZmQBwaNc pic.twitter.com/NPOFhjqqQy
“Një oficer policie e mori në krahë dhe e pyeti ‘si të thërrasin?”, tha zëvendës inspektori i policisë Cole Blanc. Vogëlushja u përgjigj: “Unë quhem Clio”.
Policia ka thyer derën e mbyllur dhe ka hyrë në shtëpinë ku ndodhej Clio rreth orës 01:00 me orën lokale dhe ka arrestuar një burrë për ta marrë në pyetje.
Ai është 36 vjeç dhe nuk ka asnjë lidhje me familjen e vogëlushes, sqaroi inspektori i policisë së Australisë Perëndimore Chris Daëson.
Policia shtoi në një deklaratë se rrëmbimi i Clios duket se ishte i paplanifikuar dhe se priten zhvillime të reja gjatë ditës.
“Familja jonë është sërish bashkë”, tha nëna e 4-vjeçares, nëpërmjet një postimi në Instagram.


