Rekord infektimesh në Greqi, gati masat për valën e rë të pandemisë

Greqia do të dalë me masa të reja anti-Covid për të ngadalësuar valën e katërt të pandemisë.

Një rekord prej mbi 5,400 rastesh pozitive me virusin korona u regjistruan të hënën dhe më shumë se 50 persona humbën jetën brenda ditës.

Ngarkesa virale vlerësohet e dyfishuar në zonën e kryeqytetit dhe është parashikuar që pa ndërhyrje urgjente, rastet mund të arrijnë 10 mijë në 24 orë.

Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha të martën se pavarësisht situatës, vendi nuk do të rifutet në izolim.

Përpara takimit të komitetit të ekspertëve, disa nga masat e propozuara raportohet se lidhen me inkurajimin e dozës së tretë të vaksinës, me rritjen e distancave fizike mes klientëve në bar-restorante dhe me kontrollin e shtuar për të pavaksinuarit në sektorët e kateringut dhe argëtimit.

Për shkak të situatës epidemiologjike, mësohet se do të vizatohen disa zona të kuqe ku klubet e natës duhen të mbyllen në orën 1 të mëngjesit, do të ndalohet muzika, të gjithë punonjësit e vaksinuar do të testohen me shpenzimet e veta dhe do të rikthehen maskat për të gjithë.

Më shumë se 6 milionë grekë apo mbi 60%  e popullsisë është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19.

Ministri Plevris ka deklaruar se sistemi shëndetësor mund ta përballë presionin te spitalet që po rritet si pasojë e vaksinimit të ulët në disa pjesë, që po e vonon kthimin e normalitetit në Greqi./ORA News/