Dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve, Çejku: Qytetarët e ndëshkuan me votë Zaev, nuk mbajti premtimet

Zoran Zaev të dielën, 31 tetor dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Lidhjes Social-Demokrate, pasi humbi në zgjedhjet.

Në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcinin diplomati Arben Çejku, shprehet se Zaev u ndëshkua nga qytetarët pasi nuk arriti që të mbante premtimet që bëri kur erdhi në pushtet para katër vitesh.

Arben Çejku: Është çështje bilanci por edhe mënyra e organizimit të opozitës. Pavarësisht se nuk ishin zgjedhje politike parlamentare ishin zgjedhje lokale që me kalkulime dhe kualicione të vogla kanë sjellë dhe rezultate surprizë, ku kandidatët kanë fituar ose kanë humbur për pak vota. 

Por në thelb të kësaj është bilanci i një qeverisje e Zaev që megjithëse bëri një pushim me zgjedhjet e parakohshme, prapë se prapë shumica e komunave që mori më herët para katër vitesh kur shënoi një sukses të madh të VRMO, iu kthye në një lloj bumerangu për shkak se nuk arriti që të plotësojë  gjithë pritshmëritë e qytetarëve. Është çështja e ndëshkueshmërisë.

Sipas tij Zaev është i ndërgjegjshëm teksa shton se rezultatin e zgjedhjeve e ka lexuar politikisht. 

Përgatiti për online Anila Kolgjini.