Shifra të larta nga Covid në Serbi, 63 vdekje dhe mbi 5 mijë raste të reja

Serbia vijon të regjistrojë shifra të larta nga Coronavirusi.

Sipas autoriteteve shëndetësore të hënën (1 nëntor) 63 persona humbën jetën nga Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.

Edhe gjatë ditëve të kaluara janë raportuar shifra të përafërta të viktimave.

Që nga muaji mars i vitit 2020 në Serbi janë regjistruar gjithsej 10.018 të vdekur nga Covid-19.

Të hënën, nga 19.952 mostra të testuara, 5.896 kanë dalë pozitivë në koronavirus.

Në spitalet e Serbisë janë të shtruar 6.760 pacientë, prej tyre 290 po trajtohen përmes respiratorit.