Presidenca e Kosovës: Zyrtarët rusë të shpallur non-grata lanë Kosovën 24 orë më pas
Presidenca e Kosovës mohon që zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse Ruse në Prishtinë, të shpallur non grata vijojnë të qëndrojnë në Kosovë.
Shefi i Stafit në Presidencë Blerim Vela i ka quajtur dezinformata dhe se personi që është fotografura është shoferi I tyre.
“Dezinformatë: personi ne foto eshte vozitesi i Zyrës Ndërlidhëse Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii. Zyrtaret e Zyrës Ndërlidhëse Ruse e kane lëshuar territorin e Republikës se Kosovës brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata”, ka shkruar Vala në Twitter.
Ditë më parë Kosova i ka shpallur non-grata dy zyrtarët rusë, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev, pasi janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre cenon sigurinë kombëtare
⛔️ Dezinformate: personi ne foto eshte vozitesi i Zyres Nderlidhese Ruse ne Kosove dhe jo Denis Vengerskii.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 2, 2021
Zyrtaret e Zyres Nderlidhese Ruse e kane leshuar territorin e Republikes se Kosoves brenda 24 oreve nga shpallja persona non grata.https://t.co/V9vKvVlsfw