Ulen shifrat në Kosovë, asnjë viktimë dhe 5 raste të reja me Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2021, 15:27
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit asnjë persona nuk ka humbur jetën.
Gjatë kësaj kohe mësohet se janë regjistruar 5 raste të reja me sëmundjen vdekjeprurëse.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.
Në total numri i rasteve aktive është 430, vijon njoftimi i MSH-së.
