Pamje të rënda! Makina merr përpara fëmijën, shpëton mrekullisht (Video)
Një makinë ka përplasur një fëmijë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Edhe pse makina e ka marrë përpara ka arritur që të shpëtojë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Siç shihet në një video të siguruar nga mediat e Kosovës, fëmija është përplasur nga makina në momentin që me shpejtësi ka dalë nga kafja në rrugë.
Pas përplasjes nga makina, fëmija ngrihet në këmbë dhe largohet pak, derisa qytetarët që janë në afërsi të vendit të ngjarjes shkojnë për t’i dalë në ndihmë.
Sakaq në lidhje me ngjarjen zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka deklaruar se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Mark Dizdari”, në orën 12:30.
“Sot rreth orës 12:30, në rrugën “Mark Dizdari”,në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori, ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal”, ka deklaruar Ahmeti./Ora News/
