Zaev dha dorëheqjen pas humbjes, Hajdari: Nuk do të jetë pjesë e takimit "Open Ballkan" në Serbi
Zoran Zaev të dielën, 31 tetor dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Lidhjes Social-Demokrate, të cilën e drejton që nga 2013-a.
Fejzi Hajdari, në një lidhje të drejtpërdrejtë për RTV Ora me gazetarin Sebastian Zonja u shpreh se dorëheqja nuk ka të bëjë me fisnikëri. I pyetur nëse me ardhjen e një kryeministri të ri do të kemi vazhdimësi të nismës "Open Ballkan", Hajdari u shpreh se Zaev nuk do të marrë pjesë në takimin e radhës që do të zhvillohet në Serbi.
Hajdari: Takimi i radhës që do të jetë i Open Balkan, Zaev ka caktuar një person tjetër sepse për shkak të zhvillimeve politike dhe dorëheqjes nuk do të jetë pjesë e atij takimi. Dihet më së miri se kë favorizon "Open Ballkan" dhe çfarë po bëjnë at që e iniciuan. Në Bosnje po ndërtojnë një nga aeroportet më të mëdha pa pëlqimin paraprak të kryesisë së Bosnjës, ndërtuan edhe një qendër memoriale e cila duhej të ndërtohej në Kroaci. Bosnjën e ka bërë Serbia si poligon ku nuk e pyetën më as anëtarin e kryesisë boshnjake dhe anëtarin kroat të kryesisë boshnjake. Natyrisht që shqiptarët nuk e shohin si diçka pozitive, pavarësisht se pak i përfillin shqiptarët për sa i përket projekteve siç është "Open Ballkan."
Zoran Zaev detyrën si kryeministër e mori në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.
