Ngjarje e rëndë në Selanik/ E tërhoqi zvarrë kamioni, humb jetën çiklistja 40 vjeçare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Nëntor 2021, 09:17
Një çikliste 40-vjeçare ndërroi jetë, pasi u përplas nga një kamion. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm ( 2 nëntor) në Selanik.
Sipas medieve greke, si pasojë e përplasjes, kamioni e tërhoqi zvarrë 40-vjeçaren fatkeqe, e cila ndodhej në rrugën Grigoriou Lambraki në zonën e Toumpës.

U desh ndihma e zjarrëfikësev për të nxjerrë trupin e 40-vjeçares, e cila ndodhej poshtë kamionit.
Për fat të keq gruaja ndërroi jetë në spital.