Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Teuta Arifi pranon humbjen, uron Bilall Kasamin për fitoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Tetor 2021, 21:31
Kryetarja aktuale e Tetovës, Teuta Arifi, ka pranuar publikisht humbjen në zgjedhjet që janë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Në një dalje për mediat ajo është shprehur se nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm në këtë raund zgjedhor.
Ajo tha se qytetaret e Tetovës kanë zgjedhur se kush do të jetë udhëheqësi i tyre në katër vitet e ardhshme.
Në fund të fjalimit ajo e ka uruar Billal Kasamin për fitoren.
