Video emocionuese/ Pas 600 ditësh izolim Australia rihap kufijtë, përqafime e lot gëzimi në aeroporte

Video emocionuese/ Pas 600 ditësh izolim Australia rihap kufijtë,

Pas 600 ditësh izolim për të frenuar  përhapjen e Covid-19, Australia po "ri-ngrihet", ndërsa fluturimet ndërkombëtare kanë  rifilluar.

 "Kjo është një ditë e mrekullueshme për Australinë," tha kryeministri Scott Morrison , i cili postoi një mesazh në Facebook duke thënë se vendi ishte tani "gati për të nisur!"

 Orët e fundit, në Sidnei janë shfaqur imazhe  prekëse me njerëz që kanë parë të afërmit e tyre të ribashkohen pas gati 20 muajsh.

Më 20 mars 2020, Australia vendosi një nga masat më të rrepta të mbylljes së kufijve për të mbrojtur qytetarët e saj nga pandemia e koronavirusit.

Dhjetëra mijëra australianë që jetonin  jashtë vendit  nuk mund të ktheheshin në shtëpi për 19 muaj, sipas gazetës britanike “Guardian”.

Video emocionuese/ Pas 600 ditësh izolim Australia rihap kufijtë,

Tani, dy qytetet më të mëdha të vendit, Sidnei dhe Melburni , kanë vendosur të braktisin këto masa, pasi australianët plotësisht të vaksinuar mund të udhëtojnë pa qenë nevoja të qendrojnë në karantinë (14 ditë).

Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë.

Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melburnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.

Deri më 31 tetor, autoritetet australiane kanë regjistruar 170,500 persona të infektuar dhe 1,743 viktima./Ora News/