Moderatorja Alma Çelaj rrëfen miqësinë e ngushtë me Enxhi Bibën: U njohëm në televizion

Në pjesën e tretë e emisionit “Jeto me Orën”, ishin të ftuar dy mike shumë të ngushta  dhe dy gazetare dhe moderatore ne 2 televizione të ndryshme Alma Çelaj dhe Enxhi Biba. Dy mike të ngushta prej shumë vitesh dhe të pa ndara.

Më mirë një mik sesa një thesar, një shprehje shumë e njohur e cila tregon sesa të rëndësishëm janë miqtë ne jetë. Miqtë janë një domosdoshmëri në jetën e njeriut. Sipas hulumtimeve të kesh miq të ngushtë mund të zvogëlojë stresin dhe të promovojë shëndet të mirë dhe jetëgjatësi. Madje biseda me miqtë këshillohet si një terapi shumë e mirë psikologjike.

Moderatorja Alma  Çelaj u shpreh për miqësinë e tyre te ngushte, ku tha që e kam mikeshën e time të zemrës.

Ajo  tregoi për lidhjen e tyre që gjithmonë mundoheshin të ishin bashkë dhe gjatë punës së tyre në televizion gjithashtu ajo tregoi që kanë punuar rreth një vit bashkë në një televizion.

Në një lidhje kaq të ngushtë miqësore moderatorja Çelaj u shpreh se  kur ajo ndryshoj televizionin ishte e vështirë pasi nuk e imagjinonte veten më pa Enxhin, por në momente që ato takoheshin ndarja nuk ndihej më.

Gjithashtu gazetarja Enxhi Biba u shpreh se  janë  gjatë gjithë kohës në kontakt, sa mund të qëndroj me orë të tëra duke biseduar me njëra-tjetrë,  ku dhe harrojnë të bëjë foto së bashku.

Alma Celaj  tregoi se të dyja ngjasojnë pasi kanë një energji të mirë dhe pozitive me njëra –tjetrën, ku u shpreh se Enxhi është shumë energjike dhe e rezervuar, ndërsa ajo e kundërta e saj në disa raste.

Gazetarja Biba u shpreh  se gjerat të bukura, të mira apo të këqija i ndajnë gjithmonë bashkë, e vetmja gjë që na ndryshon është gjatësia.

Moderatorja tregoi se ajo çfarë  ka pëlqyer  në fillimet e saj të miqësisë me Enxhin  ishte buzëqeshja dhe energjia pozitive që përcillte, gjithashtu ajo shpreh përsa përket profesionit që ata kane gjithmonë  pranojnë  këshillat e njëra-tjetrës  dhe jo kritikat rreth profesionit të tyre.

Gazetarja Biba u shpreh se i beson gjithmonë mendimit të Almës kur ajo kërkon një mendim  dhe gjithashtu mendon se Alma i përshatet më së miri emisionit të mëngjesit.

Celaj tregoi se është Enxhi ajo që ka bërë të ndjek futbollin.

Të dyja moderatore rrëfyen mërzitjet e tyre me njëra-tjetrën ku  Alma kërkon  Enxhit të ketë më shumë kohë për shoqërinë dhe Enxhi tregoi që Alma shpesh herë ta fusë në “telashe”.

Miqtë janë ata që na njohin e që I dinë pikat tona të dobëta,kur miqësia zgjat dhe provohet në kohë , thuhet se miqtë konsiderohen një familje. Miqësia është një lloj  lidhjeje sociale e shoqëruar nga një ndjenjë dashurie e ndërsjellët që jetohet në mes dy ose më shumë personave. Për shumë njerëz miqësia është konsideruar si eksperienca më e rëndësishme njerëzore  dhe një pasuri e shtrenjtë . Rëndësia e një miku të ngushtë në jetë vlen shumë dhe sa më vjetër të jetë miqësia aq më ngushtë është lidhja e tyre. Një mik të mirë e ke afër në çdo kohë apo problem merr një zgjidhje.

Miket e ngushta rrëfyen pikat  e forta të njëra- tjetrës ku Enxhi u shpreh se Alma është tolerante dhe mirëkuptuese  dhe arrin të zotërojë çdo punë që merr për sipër të bëjë, ndërsa Alma për Enxhin u shpreh se ka një artikulim shumë të mirë  është e përgatitur  dhe ka buzëqeshjen më të bukur.

Surprizat e tyre për njëra tjetrën kanë qenë të shumta, ku  Enxhi rrëfeu surprizën e fundit të marrë nga Alma një arush të madha, ndërsa Alma  u shpreh se surpriza më bukur për të nga Enxhi kur ajo erdhi në spital kur ajo ishte sëmur dhe solli trëndafil.

Në mbyllje të emisionit ata treguan se çelësi miqësisë është “ Te gjesh kohë gjithmonë për miqtë e ngushte te zemrës “