Ermal Mamaqi: Dajana Shabani do të jetë aktorja e sezonit të dytë në serialin H.O.T

Aktori humorit dhe producenti Ermal Mamaqi tregoi në D-Night më shumë rreth serialit H.O.T, gjithashtu tha se do të ketë dhe një sezon të dytë .

Dajana nuk mund të rrinte pa e ngacmuar për aktoren që do të jetë pjesë e serialit.

Dajana: Thuaja gjithë shqiptarëve kush do jetë aktorja e sezonit të ardhshëm .

Ermali: Shiko patjetër që një rol do ta gjejmë dhe ty aty.

Dajana: Uaaa, çe thua sikur po më jep bukë. Ti thuaj kush është aktorja, s'ka rëndësi rol episodik apo rol kryesor.

Ermali: Po heqim Jonida Vokshin të vëmë ty.

Dajana: Ajo është aktore, unë nuk jam aktore, nuk jam kaq egoiste unë.

Ermali: Po e them.

Dajana: Thuaje pak kush është pjesë e H.O.T.

Ermali: Dajana Shabani do të jetë pjesë.

Duhet të presim sezonin e dytë të serialit për të parë Dajana Shabanin nën petkun e aktores.

Për më shumë ndiqni videon: