Ermal Mamaqi: Kam 10 vite që trajnohem për të qenë spiker motivues
Në D-Night, Ermal Mamaqi foli dhe për trajnimet që bënë dhe për këtë gjë u shpreh se kishte 10 vite që trajnohej për tu bërë një spiker motivues.
"Gjëja më e vështirë në Shqipëri është të shesësh mend, dhe ti shesësh mend një shqiptari është e pamundur.
Unë nuk jam për njerëzit që janë të përndritur dhe të bllokuar në ato mendimet e tyre fikse, që nuk mund të marrin ndonjë informacion më tepër nga ato që dinë dhe nuk ndryshojnë ato mendime që kanë.
Unë e ofroj një pjesë të jetës time që besoj është misioni i jetës time, duke kontribuar për ti treguar njerëzve që duan të dinë se si është rruga drejt suksesit.
Shumë njerëz nuk e dinë që unë kam 10 vite trajnohem për tu bërë trajner, spiker motivues.
Kjo është psikologji moderne, arsyeja pse njerëzit vinë dhe motivohen dhe marin aksion të menjëhershëm është sepse në këto trajnime shpjegohet formula suksesi. Mënyra se si të zhvendosesh nga një pikë në tjetrën, si të rritesh në profesion, në ndjenjat e tua ose të shijosh atë që ti ke. Këtu është problemi te mendimet", tha Ermal Mamaqi.
D-Night transmetohet nga e hëna në të enjte live në Rtv Ora në 23:00-23:55
Për më shumë ndiqni videon:

