"Bredhin të lirë, kanë lidhje me pushtetin", Miss Kosova flet për komshinjtë që e trafikuan në Serbi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2021, 17:59
Më e bukura e Kosovës, Tuti Sejdiu, së fundmi ka dhënë një intervistë për moderatoren Ester Bylyku në emisionin "Glamour Zone" në RTV Ora ku tregoi disa detaje rrenqethëse të jetës së saj.
Në moshën 13-vjeçare Tutin e rrëmbyen dhe trafikuan në Serbi komshinjtë e saj, të cilët edhe pas kaq vitesh vazhdojnë të jetojnë përballë shtëpisë së saj dhe askush nuk ka marrë dënimin e merituar për këtë krim.
Ester Bylyku: Një gjë nuk e kuptoj, si ka mundësi që ty të rrëmbyen dhe trafikuan komshinjtë e tu dhe ata vazhdojnë të jenë të lirë dhe për më tepër të jetojnë përballë shtëpisë tënde?
Tuti Sejdiu: Përderisa ata janë ende jashtë, bredhin të lirë do të thotë se kanë lidhje me pushtetin.
