Trajneri Fatos Nallbani tregon si mund të bëhesh kampion në tenis
Në pjesën e dytë të emisionit “Jeto me Orën”, ishte i ftuar Fatos Nallbani presidenti i klubit dhe trajnjeri kryesor i tenis Tirana, për të folur për sportin e bukur të Tenisit, si dhe Milan Kryeziu një 8 vjeçar, i cili është kampion tenisi.
Tenisi i cili njihej dikur si loja e aristokratëve tashmë është një nga sportet më të dashura dhe praktikohet kudo në botë. Të shumtë janë gjithashtu shqiptarët që e praktikojnë si sport. Shoqata tenis Tirana e krijuar në 1995 ka mbledhur rreth vetes një sërë anëtarësh të cilët e praktikojnë tenisin.
Janë rreth 260 pjesëtarë dhe 7 trajner të cilët trajnojnë mosha të ndryshme. Sportit i tenisit mund të luhet nga mosha 5 vjeç deri mbi 80 vjeç dhe ndikimi i tenisit për çdo moshë është i shëndetshëm. Enri Zhiba dhe Arli Sulovari janë dy 10 vjeçare të cilët e kanë nisur tenisin në moshë të vogël 6 vjeçare.
Presidenti i klubit të tenisit u shpreh se tenisin e ka nisur që në moshë 9 vjeçare, një trashëgimi nga familja e tij “Nallbani”.
Ai foli rreth projektit “Sporti për Shëndet”, një projekt pilot i cili u zbatua në disa shkolla të klasave të 3 dhe të 4, të cilët morën mësime rreth sportit të Tenisit.
Gjithashtu ai u shpreh se është e rëndësishme që prindërit dhe shkollat të zhvillojnë lëndët e edukimit fizik, ku të futet dhe tenisi pasi ky sport ka shumë aktivitet fizik.
Historia e Familjes mbi tenisin fillon nga xhaxhai Sali Nallbani ,i cili ka qënë pioneri i parë në Shqipëri,i cili ka hapur këtë sport. Tenis 'Nallbani' ishte një klub i vërtetë jo vetëm sportiv po edhe kulturor.
Në Shqipëri tenisi është luajtur si nga djemtë ashtu edhe nga vajzat e asaj kohe në Tiranë, Korçë dhe Berat. Ushtrues të tij kanë qenë njerëz të shoqërisë “së lartë”, një sport i cili persekutohej gjatë viteve të diktaturës dhe duke u quajtur “Sport Borgjez”.
Ai u shpreh se midis talentit dhe punës pa dyshim do zgjidhte punën.
Gjithashtu ai tregoi se sporti të jep mundësi të barabarta, si për djemtë dhe vajzat.
Ky lloj sporti është i preferuar nga të gjithë dikush mund ta luaj 2 herë në javë për hobi, ndërsa të tjerë që duan të jenë pjesë e tenist duhet të luaj 5 herë në javë për të pasur rezultate. Gjithashtu ai u shpreh se kanë një numër të kufizuar fushash dhe një numër të kufizuar specialistësh.
Sport që luhet në fusha me një sipërfaqe paksa të fortë. Lojtarët (ekipet) garuese e zhvillojnë lojën duke goditur një top të vogël me raketa. Qëllimi i lojtarëve është shënimi i poenave të cilat fitohen pasi që të godite fusha e kundërshtarit i cili nuk është në gjendje të i përgjigjet (godet) gjuajtjes.
Nallbani rrëfeu teknikën si mund të jesh një kampion i mirë në tenis, ku tha se ana motorike është gjëja kryesore, një fëmijë që është i shkathët, që koordinohet mirë dhe orienton lëvizjen e tij saktë ai mund të jetë një talent në tenis.
Gjithashtu pjesë e studios ishte dhe kampioni i vogël 9 vjeçar Milan Kryeziu i cili rrëfeu që ka një vitë që merret me sportin e tenisit.
Ai u shpreh se trajnohet 5 deri në 7 herë në javë dhe mund të luaj 2- 3 orë në ditë gjithashtu ai tregoi se e ka me dëshirë të bëjë këtë sport, pasi e bënë të jetë shumë aktiv.
Prindërit e shoqërojnë gjithmonë si në trajnime dhe kampionate.
Kampioni i vogël Kryeziu u shpreh se shumë shpejt do të konkurojë në Belgjikë.
Një nga dëshirat e tij më të mëdha është që kur të rritet dëshiron të behet një lojtar tenisi i njohur ku të përfaqësoj Shqipërinë në çdo vend.

