Ujësjellësat nuk paguajnë faturat e energjisë, mbi 20 mld lekë detyrime ndaj OSHEE-së

Plot 20.37 miliardë lekë janë detyrimet e shoqërive të Ujësjellës - Kanalizimeve ndaj OSHEE deri në gjysmën e parë të këtij viti.

Nga të dhënat e publikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm rezulton se 11.05 miliardë lekë janë detyrime të faturuara ndaj kompanisë dhe 9.32 miliardë janë detyrime për kamatëvonesa. 

Nga totali i detyrimeve të raportuara, stokun kryesor të borxhit e mbajnë 5 bashki, ku debitori më i madh është ujësjellësi i Durrësit me 6.43 miliardë lekësh, i ndjekur më pas nga ujësjellësi i Vlorës me 2.18 miliardë lekë.

Tre shoqëritë e tjera janë Patosi, Fierit e Kruja. Situata bëhet edhe më e vështire kur vendi ka shpallur emergjencën energjetike.

Nga të dhënat e ERU, nga 57 ndërmarrje vetëm 10 prej tyre kanë arritur të mbulojnë 100 për qind të kostove, 16 janë në nivelin e mbulimit 80 përqind dhe 30 janë nën  këtë nivel. 

Por dhe premtimi për furnizimin me ujë 24 orë duket një ëndërr e largët.

ERU argumenton se për këtë duhen  5 miliardë euro investime në 20 vitet e ardhshme.