"Dikur Kruja kishte ajrin e ujin, tani s'kemi asnjërën! Na i morën!" Banorët në protestë para bashkisë

Banorët kërkojnë ujë, pasi  ndërsa akuzojnë pushtetin se po u shkatërron jetën.Banorët e qytetit të Krujës protestuan para bashkisë sot pak ditë pasi u helmuan mbi 500 banorë nga uji i pijshëm.

Banorët thonë se nuk kanë ujë në banesat e tyre edhe pse bashkia ka informuar se uji do u vinte në shtëpi për konsum ditor por jo për tu pirë.

“Kruja ka pasur dy gjëra ajrin e ujin. Ajrin ja mori fabrika e çimentos që punon pa filtra. Ujin ia morën pasi i prishën linjën e vjetër dhe e lidhën me linjën e re. Kur kishim linjën e vjetër nuk kishim asnjë problem me ujin, qysh se ndërroi linja kanë nisur problemet” thotë një banore.

Një tjetër banor thotë se Rama duhet të japë dorëheqjen nëse nuk sjell ujin.

“Kryetari i bashkisë ka 2 vite e gjysmë që nuk vjen këtu .. është tek arat e hashashit. Rama ose të sjellë ujin ose të ikë të thyej zverkun. Ose do të ikë me zor”