Kërcënimi i Kurtit, reagon Isa Mustafa: Më erdhi keq, por m’u kujtua koha kur njerëzit e tij më sulmuan shtëpinë me molotov

Ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar në lidhje me kërcënimin që iu bë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale shkruan se i erdhi keq për atë që i ndodhi Kurtit, ndërkohë shtoi se rasti i Kurtit i kujtoj i kujtoi kohën kur dhe ai u kërcënua gjatë kohës që ishte Kryeministër.

Mustafa thotë se njerëzit e Albin Kurtit sulmuan shtëpinë e tij me molotov në shkurt të 2016-ës.

Postimi i Isa Mustafës:

Miq të nderuar,

Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë.

Më erdhi keq!

Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!

Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016  sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës,  me bomba molotov.

Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia.  Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur.

Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.

Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.

Kujtime të rënda!