E infektuar nga Covid-19, humb jetën 17-vjeçarja në Maqedoninë e Veriut
Një 17-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bën me dije se 17-vjeçarja ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese,
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 17-vjeçarja ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1.
“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Maqedoninë e Veriut, kanë humbur jetën 7,087 persona, ndërsa janë infektuar 200,856 të tjerë.
