Covid-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 16 raste të reja në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 15:23
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë me dije se 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë person nga Covid-19.
Gjatë kësaj kohe mësohet se janë infektuar 16 persona nga sëmundja vdekjeprurëse.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.292.
Në total numri i rasteve aktive është 428.
