Normalizohet situata në Kosovë, asnjë viktimë dhe 28 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë nuk ka humbur jetën asnjë person si pasojë e Covid-19.

Gjatë kësaj kohe mësohet se janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 28 persona.

Sot janë shëruar 25 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431.