Kurti: Janë ndarë 10 mln euro për blerjen e ambasadave në vendet aleate

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për mediat është shprehur se 10 milionë euro janë ndarë për të blerë ambasadat e Kosovës në vendet mike.

Sipas mediave të Ksosovës, Kurti tha se ende nuk dihet konkretisht se ku dhe kur do blihen ambasadat për shkak të të mundësisë së rritjes së çmimit.

“Sa i përket çështjes së ambasadave ne po i ndajmë 10 milionë për vitin e ardhshëm dhe do ta shohim se çka është më së miri të blejmë për ambasadat nga vendet aleate. Ngadalë por sigurt e qe besa edhe jo aq ngadalë do të fillojmë me blerjen e këtyre ambasadave në vendet mike. Nuk është mirë të paralajmërojmë blerjen e ambasadave sepse çmimet mund të rriten dhe nëse unë e paralajmëroj që në filan qytetin do ta blejmë ambasadën automatikisht rritet çmimi”, tha Kurti.