Tronditëse/ 66-vjeçari kastronte burrat në tavolinën e kuzhinës

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Bavari të Gjermanisë.

Një 66-vjeçar akuzohet për kastrim. Pasi ka gjymtuar organet gjenitale të dhjetëra burrave në tavolinën e kuzhinës, në shtëpinë e tij.

Në dëshminë e tij, elektricisti gjerman 66-vjeçar , emri i të cilit nuk bëhet me dije, ka pohuar para gjyqtarëve se ka bërë procedurën e dhimbshme me kërkesë të burrave.

I pandehuri pretendoi se ai fillimisht ofronte shërbime seksi në faqet online sadomazokiste, në mënyrë që të fitonte para për të shlyer borxhet e tij.

Sipas medieve gjermane, dyshohet se 66-vjeçari  "operonte" viktimat  në tryezën e kuzhinës, duke u thënë  se ishte një mjek specialist.

I akuzuari dëshmoi në një gjykatë të Mynihut se ka kastruar ose gjymtuar  organet gjenitale të tetë burrave nga korriku 2018 deri në mars 2020.

Megjithatë, ai mohoi përgjegjësinë për vdekjen e  një burrit, i cili vdiq disa ditë më vonë, trupi i të cilit u gjet në një kuti nga policia e Mynihut.

Sipas Prokurorisë, 66-vjeçari akuzohet për vrasje dhe lëndim të rëndë dhe të rrezikshëm trupor.