Foto/ Njihuni me lulen e penisit, mbi 2 metra e gjatë

Në një kopsht të Holandës lulëzon një bimë e rrallë, me një formë të gjatë, që njihet si "lulja e penisit".

CNN  raporton se kjo është hera e tretë që një specie e tillë lulëzon në Evropë, që nga viti 1997, sipas kopshtit botanik të Universitetit të Leiden, Leiden Hortus Botanicus.

Foto/ Njihuni me lulen e penisit, mbi 2 metra e gjatë

Lulja e penisit gjashtë vjeçare, emri shkencor  e të cilës është (Amorphophallus decus-silvae) u kultivua nga vullnetari i kopshtit Rudmer Postma, sipas një njoftimi për shtyp.

Foto/ Njihuni me lulen e penisit, mbi 2 metra e gjatë

Personeli i kopshtit vuri re fillimisht sythin e luleve në mes të shtatorit, brenda muajit sythi është bërë rreth gjysmë metri, me kërcellin e ngushtë që arrin deri në 2 metra gjatësi.