Pamje apokaliptike nga tornadoja në SHBA, banesat përfundojnë në ajër (video)

Një video në Luiziana të SHBA tregon situatën dramatike të shkaktuar nga një tornado.

Një përdorues i “Twitter” ka fiksuar momentin e frikshëm teksa ishte duke udhëtuar në autostradë.

Një tjetër në Orange, Teksas, filmoi një motor ATV që fluturonte në ajër, pasi u ngrit nga toka nga forca e ngjarjes ekstreme të motit.

Gjithashtu në Liqenin Charles, të paktën një person u plagos kur erërat 64 mph shpërthyen dritaret e një shtëpie, dhe fotot e medieve sociale treguan lëndinat e mbushura me mbeturina.

Në të gjithë Luizianën, 18,710 shtëpi dhe biznese janë pa energji që nga ora 14:15, sipas poweroutage.us. Në Cameron County, më shumë se 60 për qind e banorëve kanë humbur energjinë elektrike.

Këtë mëngjes, 28 tetor më shumë se 90,000 ndërprerje të energjisë u raportuan në Teksas.