Zbulohet rrjeti miliona dollarësh i trafikantëve të drogës, shpërndanin kokainë me çantat e fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 14:46
Pesë persona u paditën, pasi dyshohet se kanë organizuar një rrjet të gjerë të trafikimit të kokainës, me vlerë miliona dollarë në qytetin e Nju Jorkut, duke përdorur çanta për fëmijë, thanë prokurorët.

Çantat për fëmijë, me personazhe të njohur vizatimorë nga "My Little Pony" dhe "Despicable Me", dërgoheshin me postë në Nju-Jork dhe Masaçusets, sipas Prokurorit Special të Antidrogës.
“Fshehja e kokainës në çantat e fëmijëve ishte metodologjia e kësaj organizate”, tha prokurorja speciale për drogë, Bridget G. Brennan.

Drejtuesit e supozuar të rrjetit, Carlos Duarte, 36 vjeç dhe Alexis Garcia, 41 vjeç, akuzohen se kanë dërguar disa çanta të mbushura me kokainë nga Porto Riko në Nju-Jork në periudhën maj 2020 - korrik 2021.

