"Putin shpëtimtari i Europës" Presidenti rus urdhëron rritjen e furnizimit me gaz
Vendimi i gjigantit rus të gazit, Gazprom, që pas pak ditësh të fillojë të mbushë rezervat europiane europiane, e ka ulur çmimin në bursa të gazit natyror.
Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi të mërkurën drejtuesin e kompanisë, Aleksei Miler, që të krijojë një situatë më të favorshme për Europën, duke e rritur furnizimin për të, sapo Rusia të ketë plotësuar rezervat e veta të gazit.
Kontinenti i vjetër po përballet me një krizë energjetike dhe çmime ekstreme të nxitura edhe nga mungesa e gazit natyror në tubacionet e miliona familjeve europiane, ndaj me ndërhyrjen e fundit, mediet ruse e kanë etiketuar presidentin Putin si "shpëtimtarin e Europës".
Rusia e ka bërë të qartë se sasia e gazit që do të lëshojë në rrjet do të ishte më e madhe dhe më e lirë nëse BE-ja do i jepte dritën jeshile "Rrjedhës Veriore 2", projektit gjeostrategjik rus.
Në tregjet aziatike dhe europiane mbetet i lartë çmimi dhe e kufizuar edhe sasia i lëndëve djegëse, si nafta e benzina, teksa ekonomitë vijojnë rimëkëmbjen.
Raportohet se kamionet në Kinë po lejohen të furnizohen në vetëm 10 për qind të kapacitetit ditor apo me 100 litra, ndërsa racionet e karburanteve për shoferët e thjeshtë janë deri 25 litra.
Një fuçi nafte bruto në bursa zbriti të enjten poshtë vlerës 84 dollarë.
Kina ndalon ndërtimin e "kullave super të larta"
28 Tetor, 09:51


