"Jo më qiellgërvishtës kot" Kina ndalon ndërtimin e kullave super të larta
Ministria kineze e Zhvillimit Urban-Rural dhe e Strehimit njoftoi të martën se në qytetet e vogla me më pak se 3 milionë banorë, nuk do të lejohet ndërtimi i rrokaqiejve më të lartë se 150 m.
Në qytetet më të mëdha, si limit është lartësia 250 m.
Kina pranon se ndërtesat me shumë kate detyrojnë shfrytëzim më të madh të burimeve tokësore, por autoritetet lokale sa vijnë e shtojnë shqetësimin për sigurinë e këtyre qiellgërvishtësve.
Një incident të tillë pati këtë vit me një godinë 71-katëshe dhe 356 m të lartë e cila u lëkund fort para syve të qytetarëve jugorë të Shenzhenit.

Hetimet zbuluan se shkaku ishte lëvizja nga era e kolonës 50-metërshe sipër godinës, e cila tani është çmontuar.
Menjëherë pas incidentit, vendi në korrik ndaloi me ligj ndërtimin e grataçelave mbi 500 m të larta.
Organet lokale janë urdhëruar të inspektojnë godinat ekzistuese për sigurinë e strukturës, furnizimin me ujë dhe gaz, dhe rezistencën e tyre nga zjarret e tërmetet.
Zyrtarët që do i miratojnë projektet në kundërshtim me rregullin e ri, janë paralajmëruar se do të mbajnë përjetë përgjegjësi ligjore.

