Histori tronditëse/ Për 299 ditë i shtruar në spital, 44-vjeçari vuan akoma pasojat e Covid
Pasojat afatgjata të Covid-19 janë një realitet që prek një pjesë të madhe të popullsisë së infektuar me koronavirusin.
I tillë është rasti i një 44-vjeçari, i cili me historinë e tij tronditëse bëri xhiron e botës. Alex Castro nga Oregon SHBA qendroi i shtruar në spital për 299 ditë, pasi u infektua me Covid-19.
Madje për 108 ditë Alex ishte në kujdesin intensiv.

Megjithatë edhe pse ka kaluar pothuajse një vit, 44-vjeçari vuan ende nga pasojat e Covid-19. Pas shumë muajsh i shtruar në spital, ai e ka të vështirë t'i rikthehet jetës normale.
Hapat e tij të kujtojnë ato të një fëmije të vogël që fillon të ecë për herë të parë.

44-vjeçari ende vuan nga probleme në lëvizje, pasi ka vështirësi në frymëmarrje kur ecën.
"Në fillim mendoja se ishte grip", tha ai.
Edhe pse periudha kritike ka kaluar, dhe babai 44-vjeçar ka dalë nga spitali, ai do të duhet të marrë mbështetje oksigjeni për gjithë jetën, transmeton "CBS".

