Video rrëqethëse/ Shikoni si shpëtojnë oficerët nënën dhe foshnjën që ishin bllokuar pranë ujëvarës

Një video emocionuese është publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihen oficerët pyjorë, duke shpëtuar një nënë dhe foshnjën e saj, që ishin bllokuar në një kodër shkëmbore pranë një ujëvare, për shkak të përmbytjeve të mëdha në Indi.

Në video duket nëna e cila mban fëmijën në krah, duke luftuar për ta mbajtur atë sa më të sigurt, ndërkohë rrezikojnë të tërhiqen nga rryma e ujëvarës.

Për fat të mirë nënën bashkë me foshnjën e shpëtojnë agjentët pyjorë. Megjithatë në  fund të videos 2  nga oficerët që shpëtuan nënën me fëmijën humbasin ekuilibrin dhe rrëzohen.

Më vonë, oficeri i pyjeve të distriktit të Salem, K. Gowthamel, konfirmoi se nuk u regjistruan asnjë vdekje ose lëndim pas incidentit dhe se të gjithë gëzojnë shëndet.