Kaos nga përmbytjet në Itali/ Shkon në 2 numri i viktimave, dëme të mëdha - Shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Tetor 2021, 07:49
Përmbytja e shkaktuar nga një stuhi e fuqishme ka pushtuar qytetin sicilian në Katania, duke vrarë të paktën dy persona.

Stuhi të forta kanë Italinë jugore për të pestën ditë radhazi, duke përmbytur plotësisht rrugët në disa pjesë të ishullit të Siçilisë.

Ekspertët thonë se zona u godit nga një ciklon, i cili u krijua kur temperatura në ujërat e Mesdheut u rrit me 8 gradë Celsius.
Rrugët u shndërruan në lumenj, ndërsa brenda pak orësh ranë 300 mm shi, sasi që i përgjigjet gjysmës së sasisë së shiut që bie në Siçili gjatë gjithë vitit.
