Austria “flet shqip” për integrimin, ambasadori Steiner: Besojmë tek përgjigja pozitive këtë vit

Ambasadori i Austrisë, Christian Steiner, foli shqip në Shkodër për të përcjellë mesazhin e qartë se vendi që përfaqëson mbështet qartë Shqipërinë në rrugën drejt BE, por theksoi se gjithçka varet nga vota e vendeve anëtare.  I pyetur për frikën se rritja e pakënaqësisë dhe vonesat me procesin integrues mund të shtojnë kërkesat për azil, diplomati tha se BE është në Shqipëri me projekte zhvillimi.

Zgjodhi të flasë shqip për të shprehur qartë mbështetjen që Austria i jep Shqipërisë në rrugën e integrimit drej Bashkimit Europian.

Ambasadori Christian Steiner nga Shkodra tha se beson tek përgjigjia pozitive në konferencën ndërqeveritare që pritet të mbahet brenda këtij viti.

"Austria gjithmonë ka mbështetur Shqipërinë në rrugën drejt BE. Shpresojmë që konferenca e parë ndërqeveritare të mund të mblidhet së shpejti."

Por frika e një bllokimi nga vota e vendeve anëtare ekziston dhe përtej progresraporteve me nota pozitive, siç ndodhi herën e fundit me veton e Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut.

Frikës së kjo mund të rrisë pakënaqësinë tek shqiptarët dhe të shtojë azilkërkimet, Ambasadori i përgjigjet indirekt, duke treguar se vendet e BE janë përherë pranë Shqipërisë me investime e programe zhvillimi.

"Kemi projekte në sektorë të ndryshëm."

Ambasadori ishte në Shkoder në inaugurimin e rivendosjes së "Gurit memorial" të cilin ushtria Austro-Hungareze e vendosi pas përfundimit të punimeve të rrugës Shkodër-Shirokë në 1916-ën.

Guri u vendos në hyrje të pedonales së Molos, pranë urës së vjetër të Bunës dhe u zgjodh dita e festes së Austrisë që çdo vit festohet në Shkoder.