Helmimi në Krujë, Duma: Vuajtjet e krutanëve përgjegjësi e qeverisjes, hetimet të zbardhin të vërtetën
Nën-kryetarja e PD-së, Grida Duma ka reaguar për helmimin e mbi 300 personave në Krujë duke publikuar një video të kryeministrit Rama që pi ujin e ujësjellësit të ri në Krujë.
Ajo shkruan në Facebook se vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes.
Ajo thekson se kryeministri bënte xhiron e cirkut të lëvizshëm të propagandës se vet të neveritshme dhe se hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën.
Duma: Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar. Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bënte xhiron e cirkut të lëvizshëm të propagandës se vet të neveritshme. Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën.
