Po udhëtonte së bashku me shokët, humb jetën në aksident 19-vjeçari shqiptar në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku për pasojë një 19-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.

Mediat italiane, bëjnë me dije se i riu i cili në makinë ishte së bashku me shokët e tij,banonte në Arzignano, dhe po udhëtonte drejt Venezias.

Sipas raportimeve, paraprake dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat e betonit në anë të rrugës.

Po udhëtonte së bashku me shokët, humb jetën në

Brenda makinës mësohet se kanë qenë 5 persona, mes tyre edhe shqiptari I cili nuk ka arritur që t’I mbijetojë aksidentit.

Deri më tani nuk bëhet me dije identiteti I tyre, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.