Covid-19 në Kosovë, shënohen 16 raste të reja dhe asnjë vdekje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Tetor 2021, 16:58
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 16 raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është raportuar asnjë vdekje.
Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.
Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
