U ekzekutua me breshëri kallashnikovi, Demir Backa, i afërm i ish-anëtarit të Bandës së Fierit
Biznesmeni, Demir Backa, i cili humbi jetën mbrëmjen e të shtunës (23 tetor) pasi u qëllua me breshëri kallashnikovi brenda në automjetin e tij tip "Audi" ndërsa ishte duke parkuar pranë ish-QTU është i afërm i ish-anëtarit të bandës së Fierit, i cili është vrarë në 1997-ën.
Medi Backa njihej ndryshe si Buc Backa dhe u vra në masakrën e Levanit.
Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.
Vetë Demir Backa ishte pronar i bar "Piazza" në Fier si dhe zotëronte edhe një hotel në Sarandë.

Dyshohet se ai ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja në fjalë ka shumë gjasa të lidhet me një incident në Fier.
Forcat "Shqiponja" dhe FNSH po krehin zonën për kapjen e autorit/ëve, ndërsa ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
