Vrasja me armë zjarri në Fier, një makinë digjet në dalje të qytetit, dyshohet e autorëve
Fieri u trondit mbrëmjen e sotme nga disa të shtëna me armë ku mbeti i vdekur një 50-vjeçar me inicialet Demir Backa.
Ndërkohë, pak minuta pas ngjarjes një makinë është pikasur duke u djegur jashtë qytetit të Fierit që dyshohet që mund të jetë i autorëve.
Dyshohet se autori ose autorët kanë qëlluar mbi 57-vjeçarin nga një makinë në lëvizje ndërkohë që ai ndodhej në mjetin e tij të parkuar tip “Audi”.
“Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit. Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.” – bën me dije policia.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.



