Do ta ndjeni të ftohtin më shumë, ja parashikimi i motit për sot dhe nesër
Masat e ftohta polare do të kushtëzojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë vranësirat e shpeshta do të jenë prezente duke rrezikuar reshje të pakta shiu në zonat jugore, herë pas here do të ketë stuhi të forta ere, sidomos në zonat bregdetare.
Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të kushteve të motit duke larguar vranësirat nga territori por lagështira e lartë në ajer do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 19°C.
Era do të mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60-65 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 5 apo 6 ballë.
Ndërkohë paraditja e të hënës do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara në zonat jugore, ndërsa qendra dhe veriu mbeten vetëm në ndikimin e vranësirave.
Parashikohet që orët vijuese të jenë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi, kryesisht Verilindor duke sjelle ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri ne 3 ballë.

