Fier; Vritet brenda në makinë 57-vjeçari Demir Backa. Autorët ikin e djegin makinën në periferi

Mbi 15 fishekë janë shtënë drejt një 57 vjeçari i cili ndodhej brenda makinës së tij tip “Audi” parkuar tek rrethrrotullimi i QTU-së në qytetin e Fierit.

Atentati u shënua rreth orës 20:40 të 23 tetorit 2021. 

Sipas informacioneve paraprake viktima është Demir Backa, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit"

"Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU_së", dyshohet se nga një automjet tip "Benz" është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit" informoi policia e Fierit më vonë.

Nga ana tjetër, një makinë  tip "Benz" është gjetur e djegur në periferi të qytetit të Fierit, e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të plagosjes.

Akoma nuk dihen se cilat janë shkaqet e vrasjes 

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU_së", dyshohet se nga një automjet tip "Benz" është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme "Shqiponja" dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz" e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.