Mbi 15 të shtëna terrorizojnë Fierin: Atentat me armë tek rrethrrotullimi. Vritet në makinë Demir Backa, pronari i një bar-kafeje
Një 57-vjeçar është vrarë në një atentat me armë mbrëmjen e sotme.
Policia informon se Demir Backa është qëlluar brenda në makinën e tij tip “Audi” të parkuar në zonën e njohur si rrethrrotullimi i ish-QTU në qytetin e Fierit.
Mësohet se ai është qëlluar nga një makinë në lëvizje.
“Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur "Rrethrrotullim i QTU_së", dyshohet se nga një automjet tip "Benz" është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip "Audi" dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit," - njofton policia.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posaçme "Shqiponja" dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.”
Kush eshte Demir Backa
Demir Backa është pronari i një bar-kafeje. Ai dyshohet se ka pasur konflikt me një grup kriminal në Tiranë dhe se ngjarja e sotme ka shumë gjasa të lidhet me një incident te ngacmimit të një femre në Fier.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.
Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz" e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
