Rekord emigrantësh në SHBA/ Në 12 muaj u ndaluan 1,7 milionë refugjatë
Në 12 muajt e fundit, në kufirin amerikano-meksikan raportohet se u arrestuan mbi 1,7 milion emigrantë.
Më shumë se 1 milion u kthyen në Meksikë ose në vendet e origjinës, nga mbi 160 nënshtetësi të ndryshme.
Kjo është shifra më e lartë që kur Amerika nisi të mbajë regjistër mbi hyrjet ilegale në vitet 1960.
Shumica e të ardhurve janë nga Meksika, Guatemala, Hondurasi dhe El-Salvadori, vende me varfëri të lartë.
Bilanci vjetor i shtatorit përcaktoi se kategoria kryesore me 64 për qind janë emigrantët e pashoqëruar nga fëmijët.
Në të njëjtën kohë u shënua edhe një rekord prej 145 mijë fëmijësh të pashëruar që emigruan për në SHBA, dhe 11 mijë prej tyre mbeten nën kujdestarinë e qeverisë amerikane.
Sondazhet tregojnë se politikat më miqësore ndaj emigracionit janë bërë një arsye e fortë se pse presidenti Joe Biden prej kohësh nuk pëlqehet si më parë nga votuesit amerikanë.

