Me dy urdhra dëbimi, shqiptari kapet me kokainë në Itali, në hetim edhe partnerja shtatzënë

Mbrëmjen e së mërkurës, 20 tetor, efektivët e Seksionit të Antidrogës arrestuan një 31-vjeçar me kombësi shqiptare për posedim kokaine, me precedentë për krime edhe kundër pronës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të riut u gjetën 15 doza kokainë me peshë rreth 8 gramë, material ambalazhimi dhe 2400 euro.

E pranishme ishte edhe partnerja 23-vjeçare gjithashtu me kombësi shqiptare, e cila është shtatzënë.

Ajo do të hetohet për veprën penale "moskallëzim krimi."

Nga hetimet rezultoi se 31-vjeçari shqiptar ishte futur në mënyrë të paligjshme në territorin italian.  Ai ishte dëbuar dy herë nga autoritetet dhe ishte rikthyer sërish në mënyrë ilegale.

Kundër tij rëndon dhe akuza e hyrjes në mënyrë ilegale në territorin italian.