Video/ Shpërthim në një fabrikë baruti, të paktën 16 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Tetor 2021, 15:35


Të paktën 16 persona kanë mbetur të vdekur pas një shpërthimi në një fabrikë baruti në Rusi.
Ministria e Situatave të Emergjencave tha se shpërthimi goditi fabrikën Elastik në rajonin Ryazan, rreth 270 kilometra (rreth 167 milje) në juglindje të Moskës.
Zyrtarët fillimisht thanë se shpërthimi vrau shtatë persona dhe la nëntë të zhdukur, por disa orë më vonë njoftuan se të gjithë të zhdukurit ishin të vdekur.
Një person u shtrua në spital me lëndime të rënda, sipas zyrtarëve lokalë.
Ministria tha se 170 punonjës të urgjencës dhe 50 automjete u përfshinë në trajtimin e zjarrit.
Sipas ministrisë së Situatave Emergjente shpërthimi i shkaktua nga një defekt gjatë procesit të prodhimit./OraNews/
