Të tjera telashe për Bayernin. Nagelsmann infektohet me Covid-19
Pas problemeve me mbrojtësin Lucas Hernandez i cili është pranë burgosjes, Bayern Munchen përballet me të tjera probleme.
Bavarezët nuk e diskutuan fitoren në fushën e Benfica ku ra në sy mungesa në stol e Julian Nagelsmann. Trajneri në fakt, mbeti në hotel për shkak të asaj që ishte quajtur një "infeksion i ngjashëm me gripin" dhe në vend të tij në krye të ekipit ishin asistentët Dino Toppmöller dhe Xaver Zembrod.
Sot në fakt klubi gjerman njoftoi atë që të gjithë kishin frikë, Julian Nagelsmann rezultoi pozitiv me koronavirus pavarësisht se ishte vaksinuar. Ai do të kthehet në Mynih veçmas nga ekipi, me një avion ambulancë dhe do të vendoset në izolim shtëpiak.
Julian Nagelsmann ist trotz vollständigen Impfschutzes positiv auf das Coronavirus getestet worden. Er wird getrennt von der Mannschaft mit einem Ambulanzflieger nach München zurückkehren und sich dort in häusliche Isolation begeben.
— FC Bayern München (@FCBayern) October 21, 2021
Kështu të paktën 2 ndeshjet e radhës, Bayerni do t’i zhvillojë pa trajnerin e saj dhe sërish asistentët do të drejtojnë skuadrën në fushë./Ora News/.
