Modelja argjentinase i “çjerr maskën” Icardit: Më tha që po divorcohem
Kur ujërat u qetësuan në familjen Icardi me sulmuesin që dukej se bëri paqe me bashkëshorten Wanda Nara, vjen një tjetër episod i “telenovelës” argjentinase.
Më në fund, modelja dhe aktorja argjentinase, China Suarez e cila u akuzua se ka hyrë mes çiftit të famshëm, ka thyer heshtjen duke treguar disa të vërteta që nuk do t’i pëlqejnë Wanda-s.
Ajo konfirmon se kërkoi të njihej me sulmuesin por sepse ky i fundit i kishte pohuar se po ndahet nga gruaja e tij. Fjalët e saj ndoshta do të shkaktojnë një tjetër krizë në familjen Icardi.
“Unë dukem si e keqja e gjithë kësaj historie që është një histori e manipuluar në mënyrën sesi u intereson disa të tjerëve. Çmimin për të ruajtur imazhin e një familjeje të lumtur po e paguaj unë, jo burri që është i treguar i pabesë dhe ka bërë një gabim. Kam pasur lidhje me burra duke besuar të gjitha ato që ata më ka thënë. Që kanë qenë të ndarë ose kanë qenë duke u ndarë”, u shpreh ylli argjentinas./Ora News/.
